Sulmet në Nice/Rrjetet sociale jo vetëm solidaritet, por edhe ndihmë


Sulmet në Nice/Rrjetet sociale jo vetëm solidaritet, por edhe ndihmë

09:10 15/07/2016

Fillimisht ishte #JeSuisCharlie, më pas #JeSuisParis dhe tani #JeSuisNice. Ky i fundit është hashtagu me të cilin mediat socilale iu përgjigjen sulmit terrorist të ndodhur në Nice, mbrëmjen e djeshme.

Por njerëzit nuk po i përdorin mediat sociale vetëm për të t’u solidarizuar me ngjarjen, ato po i përpiqen edhe për të ndihmuar duke u bashkuar.

_90395007_b56f5e58-f451-4909-a712-2b4599c3ac86

Shumë adresa si Porte Ouverte, ose Open Door, janë përdorur në Twitter për t’i ofruar strehë atyre kujdo që kishte patur nevojë.

1

Një tjetër grupim është ai #RechercheNice, ku mijëra e kanë përdorur në kërkim të afërmeve të tyre.

_90395026_347125f6-14ac-4210-95d0-78a8a7acedc7

Edhe Facebook gjithashtu është shndërruar në një mjet komunikimi dhe ndihme.

_90395030_tiava

Një grua me emrin Tiava Banner, e cila kishte humbur foshnjen e saj, ka shkruar:

“Foshnja ime 8 muajshe, ka humbur. Miq në Nice,  ju lutemi kush e gjen, ka info të më kontaktojë.”

 Pas shpërndarjes së statusit të saj me mijëra herë, fatmirësisht një grua me emrin Joy Ruez, e ka gjetur.

Safety check

_90394815_safetycheck

Facebook ka aktivizuar menjëherë opsioni safety check , i cili ndihmon të gjithë ata që ndodhen në atë zonë që të tregojnë se janë mirë dhe të sigurt, duke lajmëruar familjarët e tyre në një moment kur informacioni është i mangët.

#PrayForNice

_90395027_b3dc0d6c-3316-48ce-8b86-17eb4a1f62f9

Ashtu si dhe në sulme të tjera, të shumtë janë ata që kanë dashur të shprehin ngushëllimet e tyre për sulmin në qytetin bregdetar francez.

_90395034_ladygaga #PrayforNice i janë bashkuar dhe shumë emra të njohur./tvklan.al





Të ngjashme