Sulmet në Paris/ Tentoi të përplaste këmbësorët, arrestohet shoferi


Sulmet në Paris/ Tentoi të përplaste këmbësorët, arrestohet shoferi

09:35 30/06/2017

Një sulm i mundshëm terrorist është parandaluar mbrëmë në Francë, pasi një makinë tentoi të përplaste këmbësorët. Mediat britanike raportojnë se një makinë ngjyrë e kuqe Renault Clio u përpoq të përplaste qytetarët jashtë një xhamie në Paris.

Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Disa raportime të tjera thonë se makina u bllokua nga veprimi heroik i disa shoferëve të tjerë, të cilët krijuan një barrikadë me automjetet e tyre.

Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar nga incidenti. Pas arrestimit, drejtuesi i mjetit të dyshimtë tha se donte të hakmerrej ndaj sulmeve të Shtetit Islamik vitet e fundit në Paris, ku mbetën dhjetra të vdekur.

/tvklan.al






Të ngjashme