Sulmi “me takt” i Trump për diktatorin Kim Jong Un
Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kursyer sulmet ndaj diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
I ndodhur në Azi, Trump shkroi në Twitter pasi Ministria e Jashtme e Koresë Veriore e quajti “plak” presidentin e Shteteve të Bashkuara.
“Unë kurrë nuk do ta quaja të shkurtër dhe të shëndoshë udhëheqësin e Koresë së Veriut”,
tha Trump për Kim Jong Un.
Sulmi me batutë i Donald Trump vjen në një moment kur presidenti është ofruar si ndërmjetës për të zgjidhur mosmarrëveshjet e nxehta rajonale.
Kina, Vietnami, Filipinet, Tajvani, Malajzia dhe Brunei kanë shfaqur pretendime konkurruese për territorin në Detin e Kinës Jugore.
“Nëse unë mundem të ndihmoj duke ndërmjetësuar apo arbitruar, ju lutem më njoftoni”, i tha Presidenti Trump homologut të tij vietnamez gjatë takimit në bashkëpunimin ekonomik Azi-Paqësor.
/tvklan.al