Sulmi ndaj gazetares, reagon kryeprokurorja Marku


Sulmi ndaj gazetares, reagon kryeprokurorja Marku

20:50 30/08/2018

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodian Lala mëngjesin e dates 30 Gusht. Në një njoftim për mediat, Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës.

Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës.

/tvklan.al

 

 






Të ngjashme