Sulmi në Francë me 84 të vdekur, identifikohet autori i masakrës


Sulmi në Francë me 84 të vdekur, identifikohet autori i masakrës

08:30 15/07/2016

Autoritet franceze kanë identifikuar autorin që kreu masakrën në Nice të Francës, i cili kaloi me kamion përmes turmës së njerëzve duke lënë të paktën 84 të vdekur.

Autoritet thonë se autori i këti sulmi makabër është 31 vjeçari, franko-tunizian Mohamed Lahouajej Buohlel .

Ministria e Brendshme franceze raportoi se numri i viktimave në sulmin e mbrëmjes së djeshme të ndodhur në Francë, ka arritur në 84, ndërsa 18 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

31 vjeçari hyri me një kamion në mes të turmës së njerëzve gjatë festimeve të Ditës së Bastille në qytetin jugor të Nice në Francë duke lënë 84 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin Promenade des Anglais, gjatë kohës që njerëzit po shihnin spektaklin e fishekzjarreve.

Sipas AFP, kamioni eci rreth 2 kilometra me shpejtësi në mes të turmës, ndërkohë që media të tjera flasin për një tjetër person që ndodhej brenda mjetit dhe që dyshohet se ka hapur zjarr në drejtim njerëzve.

Drejtuesi i kamionit mësohet se është qëlluar për vdekje nga autoritetet.

Disa raportime flasin për shkëmbim zjarri mes policisë dhe personit që ndodhej në mjet.

Mediat franceze duke cituar një burim të afërt me hetimin shkruajnë se një granatë e pa aktivizuar është gjetur në mjet.

Sipas angjencisë Reuters, terroristi ishte një emër i panjohur për shërbimet e inteligjencës, por jo për policinë, pasi kishte precedentë penalë.

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet vendore u bënë  thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, duke e konsideruar këtë ngjarje “një sulm terrori”.

Ndërkohë në rrjete sociale video të postuara nga përdorues tregojnë njerëz që vrapojnë nga paniku, të vdekur e të plagosur nëpër rrugë, në skena që përngjajnë me filma horror./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/Oystp3OQb3g

 






Të ngjashme