Sulmi në Kongres, e gjithë Garda Kombëtare në gatishmëri
E gjithë Garda Kombëtare është aktivizuar është në gatishmëri. Kështu raportojnë mediat amerikane, pas sulmit që iu bë godinës së Kongresit, teksa po zhvillohej seanca për zyrtarizmin e Joe Biden si President i SHBA.
Jonathan Hoffman, zëdhënësi i Pentagonit tha se të gjithë janë në gatishmëri për të zbatuar ligjin.
“Garda është mobilizuar për të siguruar zbatimin e ligjit federal. Ushtruesi i detyrës së Sekretarit Miller ka qenë në kontakt me udhëheqjen e Kongresit dhe Sekretari McCarthy ka punuar me qeverinë”, u shpreh ai.
Tashmë situata në godinën e quajtur Kapitol është shumë e tensionuar, pasi një protestuese është plagosur me armë./tvklan.al