Sulmi në Londër, flet kryeministrja May: Akt i pështirë dhe i urryeshëm
Sulmi terrorist në Londër ngjalli reagimin e liderëve kryesorë ndërkombëtarë. Kryeministrja britanike Tereza May e konsideroi aktin si të pështirë e të urryeshëm. Shefja e qeverisë lavdëroi punën e oficerëve që reaguan duke neutralizuar agresorin dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren May, të cilës i shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit. Së bashku nuk do të reshtim së provuari se dashuria triumfon mbi paqen, shkruan presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Junker. Edhe presidenti francez Fronsua Holond shprehu ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Britaninë e Madhe.
Tv Klan