Sulmi në Mynih, si i gënjeu 18-vjeçari të rinjtë në Facebook
Ishte vetëm 18-vjeç. Ali Sonboly ishte djali i një shoferi taksie dhe punonte në një supermarket. Autori i sulmit me armë në Mynih (me dy shtetësi iraniane dhe gjermane), kishte në shënjestër vetëm fëmijët.
Deri tani janë 9 viktima dhe mbi 21 të plagosur. Në një faqe në rrjetin social Facebook, ai i kishte gënjyer të rinjtë se një nga pikat e McDonald do të jepte ushqime falas.
Pasi nisi të shtënat para McDonald ai vazhdoi sulmin drejt qendrës tregtare. Fqinjët e sulmuesit i thanë gazetës gjermane “Bild” se 18-vjeçari ishte një “djalë i qetë”.
Disa dëshmitarë kanë thënë se para sulmit 18-vjeçari, i cili më pas vrau veten kishte bërtitur: “Unë jam gjerman” dhe “Allahu Ekber”.
/tvklan.al