Sulmi në Stamboll, Erdogan: I neveritshëm!
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku mbetën të vrarë të paktën 39 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë.
Erdogan e përshkruajti këtë sulm si një përpjekje për të
“shkatërruar moralin dhe për të krijuar kaos, duke shënjestruar qëllimisht paqjen e vendit dhe njerëz të pafajshëm”.
Kreu i shtetit turk, e konsideroi sulmin si “të neveritshëm”.
Të paktën 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj, që po festonin Vitin e Ri në një klub nate në Stamboll u vranë barbarisht vetëm 1 orë e 15 minuta pas mbërritjes së 2017-ës.
Ende nuk dihet sa persona ishin të përfshirë në sulm, por raportohet se një terrorist ishte i veshur si babagjysh i Vitit të Ri.
Dyshohet se pas këtij sulmi qëndron Shteti Islamik dhe PKK-ja./tvklan.al