Sulmi pranë parlamentit anglez, një i akuzuar për vrasje në tentativë


Sulmi pranë parlamentit anglez, një i akuzuar për vrasje në tentativë

14:10 19/08/2018

Një burrë është akuzuar për vrasje në tentativë pasi përplasi me makinë kalimtarët jashtë Parlamentit në Angli. Salih Khater 29 vjeç, nga Birmingham, thuhet se përplasi me makinë qytetarët me biçikleta dhe këmbësorët më 14 Gusht.

Rasti është duke u trajtuar si terrorizëm, shtoi një zëdhënës i policisë. Sipas BBC, ai do të lihet në paraburgim nga Gjykatën e Westminster të hënën.

Tre persona mbetën të plagosur në incidentin i cili po trajtohet nga prokurorët si terrorizëm për shkak të vendodhjes, metodologjisë dhe faktit që shënjestër e sulmit ishin oficerë të policisë dhe civilë.

Khater, një shtetas i Britanisë së Madhe me origjinë nga Sudani, akuzohet për vrasje në tentativë jashtë Parlamentit dhe për tentativë për të vrarë policët./tvklan.al 






Të ngjashme