
Sulmi terrorist në Austri, sa prova ka për të riun shqiptar?
Arrestimi i një të riu shqiptar në Austri, i dyshuar për sulm terrorist, ka ngritur shumë pikëpyetje. Deri tani autoritetet në Vjenë nuk kanë fakte konkrete si Lorenc K. do kryente sulmin, apo cili është objekt i sulmit. Burime të pakonfirmuara flasin se do sulmohej metroja në Vjenë, por ende nuk ka të dhëna si do kryhej sulmi, me bombë apo armë.


