“Sulmohen” supermarketet në Stamboll


“Sulmohen” supermarketet në Stamboll

07:20 13/03/2020

Pas lajmit për të infektuarin e parë njerëzit sulen në dyqane

Edhe pse në Turqi është konfirmuar vetëm një person me koronavirus, paniku mes qytetarëve është i madh. Janë të shumtë ata që kanë shkuar nëpër supermarkete për të marrë ushqime bazë, për t’i patur gjatë kohës së izolimit nga virusi. Këto pamje janë të supermarketeve në Stamboll.

Siç duket raftet janë zbrazur ndërsa janë të shumtë ata që marrin ushqime me karroca. Qytetarët thonë se kanë bërë shpenzime për një muaj ndërsa kanë blerë më shumë makarona oriz miell dhe sheqer.

Por pavarësisht frikës nga COVID-19 lëvizja në rrugë vijon si në ditë normale ndonëse pjesa dërrmuese e banorëve të metropolit turk janë me maska dhe dezinfektantë në duar.

Tv Klan






Të ngjashme