Sulmohet Ambasada Gjermane në Athinë


Sulmohet Ambasada Gjermane në Athinë

11:31 30/12/2013 greeceapattackSulmohet me armë rezidenca e ambasadës gjermane në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës. Policia greke njoftoi se 4 persona ende të paidentifikuar qëlluan me automatik Kallashnikov në drejtim të derës së hekurt të rezidencës, që ndodhet në lagjen Halandri në verilindje të kryeqytetit grek.

Sipas autoriteteve, 20 plumba u qëlluan në drejtim të rezidencës. Nuk flitet për të lënduar, por vetëm për dëme të lehta materiale. Policia greke shoqëroi 6 persona, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të sulmit dhe gjetjen e autorëve. Janë marrë gjithashtu në shqyrtim edhe kamerat e sigurisë së objektit.

Ambasada gjermane në Athinë ka qenë objekt i një sulmi me raketa në maj të vitit 1999. Përgjegjësinë për sulmin e morën majtistët e 17 Nëntorit, grup i konsideruar si organizatë terroriste.





Të ngjashme