Sulmohet ambasada ruse
Ambasada ruse në Damask është sulmuar dy herë brenda ditës së sotme. Lajmin e konfirmoi ministria e Jashme ruse në një deklaratë, ku e quajti një provokim të ri, për të shmangur marrëveshjen që ishte vendosur.
Një minë, e cila për fat të mirë nuk shpërtheu, ra në oborrin e kompleksit të misionit diplomatik rus”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, citon agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Mina e dytë ra në afërsi të territorit të saj. Inxhinierët luftarakë janë angazhuar për të çaktivizuar mjetin e pashpërthyer”, thuhet më tej në reagim./ tvklan.al