Sulmohet deputeti i parlamentit


Sulmohet deputeti i parlamentit

10:30 27/01/2017

Në Mitrovicë është sulmuar deputeti i parlamentit serb, Bojan Torbica. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:40 , kur dy persona të maskuar me kapuç  sulmuan fizikisht deputetin duke i shkaktuar kështu lëndime në kokë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zhelko Bojiç, shefi rajonal i operacioneve në Policinë e Kosovës.

Deputeti është trajtuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë, ku pas trajtimit të marrë ai është larguar nga spitali./Klan Kosova






Të ngjashme