Sulmohet me armë lokali, 4 të vdekur dhe 4 të plagosur


Sulmohet me armë lokali, 4 të vdekur dhe 4 të plagosur

17:47 22/04/2018

Katër persona u vranë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur në një lokal pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një klient në lokal iu kundërpërgjigj me armë autorit, por ky i fundit u largua nga vendngjarja. Policia amerikane e ka identifikuar sulmuesin si Travis Reinking 29 vjeç nga Illinois. Zëdhënësi i policisë tha se 29-vjeçari ishte lakuriq dhe kishte të veshur vetëm një xhaketë.

[caption id="attachment_378689" align="aligncenter" width="474"]Foto: Travis Reinking Foto: Travis Reinking[/caption]

Ai ishte i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike AR-15. Autori u afrua në lokal me makinë, dhe më pas nisi të qëllonte duke lënë katër persona të vdekur, kurse katër të tjerë mbetën të plagosur. Më pas u largua sërish me makinë. Ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa po vijojnë edhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

/tvklan.al






Të ngjashme