Sulmohet një ushtar në Paris
Një person është arrestuar në kryeqytetin francez pasi ka sulmuar një ushtar në Paris.
Ministri francez i forcave të armatosura tha ushtari u sulmua në kohën që ishte në patrullë.
Sipas “Le Parisien”, ushtari u sulmua nga një burrë me thikë rreth orës 06:30 të mëngjesit të së premtes.
Sulmi ndodhi pranë stacionit të metrosë Chatelet teksa burime policore thanë se sulmuesi kishte thirrur “Allah”.
Ushtari ia doli ta neutralizonte me shpejtësi sulmuesin./tvklan.al