Sulmoi më sëpatë udhëtarët, autori një emigrant afgan


Sulmoi më sëpatë udhëtarët, autori një emigrant afgan

08:00 19/07/2016

Një adoleshent afgan qëndron pas sulmit me sëpatë dhe thikë të një nate më parë, në një tren në jug të Gjermanisë.

4 persona mbetën të plagosur nga ky sulm, 3 prej të cilëve morën plagë të rënda.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann konfirmoi se i riu u qëllua për vdekje nga policia.

Motivi i këtij sulmi mbetet ende i paqartë.

Herrmann tha se agresori ishte një refugjat 17 – vjeçar nga Afganistani, i cili jetonte në qytetin e Oschsenfurt.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se gjatë sulmit e kishin dëgjuar të thëriste “Allahu akbar”.

bavari

Incidenti ndodhi rreth orës 21:15 në trenin e linjës Treuchlingen dhe Wurzburg.

17 – vjeçari sulmoi pasagjerët me sëpatë dhe thikë pak kohë pasi kishin mbërritur në Wurzburg. Ai u largua me shpejtësi nga treni megjithatë efektivët e policisë arritën ta kapnin dhe e qëlluan për vdekje.

Ky sulm nuk ka kaluar pa krijuar panik në vend, duke shtuar frikën e sulmeve nga ekstremistët islamikë, pas ngjarjeve në Nice të Francës./tvklan.al





Të ngjashme