Sulmoi me thikë, kapet rob terroristi
Dyshohet se theri një grua dhe plagosi një tjetër
Momente terrori përjetuan qytetarët në qendër të Sidneit paraditen e kësaj të marte. Një i ri goditi me thikë një grua dhe kërcënoi se do të vriste këdo i dilte përpara.
Tentativa e tij për të shkaktuar sa më shumë viktima, u parandalua në kohë nga një grup qytetarësh, të cilët e rrethuan agresorin.
Pasi e ndjekin dhe i bëjnë thirrje të dorëzohet, qytetarët arrijnë ta bllokojnë të riun përmes karrigeve. Në kokë i vënë këtë arkë ushqimesh.
Policia arrestoi autorin, për të cilin tha vuante nga probleme mendore. Ai veproi i vetëm. Një tjetër grua u gjet me fytin e prerë brenda një apartamenti pranë vendgjarjes. Autoritetet dyshojnë se ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Kryeminsitri australian Scot Morrison, përshëndeti trimërinë e qytetarëve që bënë të mundur arrestimin e agresorit dhe shmangien e një masakre.
Tv Klan