Sulmon me thikë gruan dhe fëmijët, arrestohet shqiptari
Një shqiptar, 35 vjeç është arrestuar nga policia italiane pas një lajmërimin për sulm në familje.
Agjentët kanë qenë të detyruar të hyjnë me forcë në shtëpi, ndërsa burri i armatosur me thikë dhe me çekiç dhe kishte thyer derën e banjos, ku ishte strehuar gruaja dhe dy fëmijët e tij minorenë në tentativën për t’u mbrojtur prej tij.
Polizia e San Canzian d’Isonzo, në Gorizia ka ndaluar shqiptarin, i cili tashmë akuzohet për tentativë vrasje, sekuestrim personi, kërcënim dhe lëndime të rënda të familjarëve të tij.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari kishte precedentë penalë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, lëndime, favorizim të qëndrimin të paligjshëm dhe arratisje në gjendje të dehur./tvklan.al