Sulmuesi i Kombëtares ndryshon kampionat
Armando Sadiku është transferuar te Legia e Varshavës.
Sulmuesi i Kombëtares firmosi një kontratë 3-vjeçare, pasi kaloi kontrollet mjekësore.
Në deklaratën e tij të parë Sadiku e vlerësoi si një hap të madh në karrierë kalimin te Legia dhe premtoi se do të japë maksimumin në Champions League.
Ai vendosi të mos qëndrojë më te Zyrihu, klub që e huazoi më herët te Vaduzi dhe Lugano.
Armando Sadiku largohet nga Zvicra pas 6 vitesh ku luajti me ekipe në ligën e parë dhe të dytë./Tv Klan