Supë me fasule (Video)


Supë me fasule (Video)

16:13 17/12/2018

Përbërësit:

400 gr fasule të kuqe

50 gr pançetë

50 gr selino

50 gr karrotë

3 qepë të njoma

2 domate

1 patate

1 thelb hudhër

1 spec djegës

1 limon

1 top radichio

pak uthull e kuqe

kripë

piper

https://youtu.be/cDUqiI6UBVc?t=7m21s

Përgatitja:  

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri, një thelp hudhër, qepët dhe selinonë dhe i skuqim të gjitha bashkë. Në të shtojmë edhe patate, karrotë dhe domate. Pasi i skuqim mirë të gjitha bashkë, shtojmë në të njëjtën tenxhere edhe fasulet e ziera dhe i hedhim pak ujë.

Në një tjetër tenxhere hedhim ujë dhe një tabletë viçi dhe e lëmë të ziej. Në një tigan skuqim hudhër, gjethe dafine dhe pançetë për të bërë vajin e aromatizuar, të cilin e hedhim tek kremi i fasules.

Presim disa feta buke, i marinojmë me pak kripë, piper, rigon dhe vaj ulliri dhe i fusim në furrë që të theken. Mbi bukën e thekur vendosim sallatën me lakër, qepë, pak fasule dhe uthull. Kremin e fasules e servirim me tavë dheu dhe mbi të vendosim brusketën me sallatë.

/tvklan.al

 

 






Të ngjashme