Supë me presh, patate dhe mollë jeshile
Përbërësit:
2 patate të mëdha të prera në kubikë
1 presh, i prerë hollë
1 qepë e grirë
1 mollë jeshile e prerë në kubikë
½ filxhan verë e bardhë
3 lugë. vaj ulliri + 1 lugë gjalpë
3-4 feta proshutë
majdanoz i grirë
kripë
Përgatitja:
Marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe pas disa sekondash shtojmë, qepën , preshin patatet dhe kripën. I kavardisim për disa minuta deri sa të marrin pak ngjyrë.
Më pas shtojmë verën dhe e lemë për 2 minuta sa të avullojë alkooli. Më pas shtojmë ujë në tenxhere dhe pasi të ketë zier shtojmë mollën e grirë, e lemë të mbuluar për disa minuta dhe më pas shtojmë dhe pjesën tjetër që e kemi kavardisur.
Ndërkohë marrim proshutën dhe e kavardisim për disa sekonda në tigan me pak vaj ulliri dhe ia shtojmë përbërësve të tjerë që i kemi vendosur për të zier. Në fund shtojmë dhe majdanozin.