Supë me sallatë jeshile (Video)


Supë me sallatë jeshile (Video)

17:05 25/01/2019

Përbërësit:

50 gr bukë e grirë

20 gr gjalp

4 lugë kos

3 lugë vaj ulliri

3 tufa sallatë jeshile

2 patate

2 kokrra vezë

1 qepë

1 tufë majdanoz

1 bukë fshati

1 domate

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë sallatën jeshile dhe e thajmë. Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri dhe qepët dhe i skuqim për pak. Më pas shtojmë patatet e grira në kubikë të vegjël dhe gjalp dhe i lemë të skuqen bashkë. Shtojmë mbi to edhe pak majdanoz dhe ujë që të ziejnë. Pasi supa fillon të ziejë shtojmë disa gjethe sallate. Më pas mbi supë shtojmë edhe pak bukë të grirë për ta bërë kremoze. Supën e vendosim në mikser dhe e frulojmë derisa të formohet një masë homogjene me ngjyrë jeshile ku dominon sallata.

Në një tjetër tenxhere të mbushur me ujë vendosim vezët të ziejnë për 5 minuta. Presim disa feta buke, iu hedhim vaj ulliri, kripë dhe piper dhe i fusim në furrë që të theken. Në një tas hedhim kosin, shtojmë, majdanoz dhe vaj ulliri dhe e përziejmë. Pasi nxjerrim nga furra brusketat vendosim mbi to kosin që përgatitëm me majdanoz dhe e vendosim tek pjata e supës dhe mbi pjatë shtojmë edhe vezë të grira.

/tvklan.al






Të ngjashme