Super Besart Berisha!
Besart Berisha ishte sërish lojtari vendimtar për Melburn Viktorin në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ish – sulmuesi i Kombëtares shënoi pas 5 minutave në përballjen me ekipin koreano – jugor Zheonbuk.
Takimi i parë në fazën me eliminim direkt përfundoi në barazim 1 – 1, pasi lojtarët kundërshtarë arritën të barazonin rezultatin me brazilianin Leonardo.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 24 Maj në Korenë e Jugut.
Tv Klan