Super bima “goji berry”, fruti që të zgjat jetën (Video)


Super bima “goji berry”, fruti që të zgjat jetën (Video)

19:51 27/09/2018

Kokrrat “Goji” janë përdorur mbi 2 mijë vjet nga mjekësia tradicionale kineze. Sot është provuar se ato ndihmojnë trupin e njeriut në shumë mënyra të ndryshme. Studimet kanë treguar se këto kokrra janë një burim i shkëlqyer i polisaharideve, të cilat janë të nevojshme për mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e sistemit imunitar. Thuhet se ato janë superushqimi më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm në treg, për vetë numrin e lartë të të mirave që sjellin në trupin e njeriut.

Për manin e kuq kinez “goji” janë kryer shumë studime të tjera, të cilat kanë treguar se ai përmban shumë antioksidantë dhe mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene, të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak, dhe uljen e nivelit të kolesterolit. Në mjekësinë tradicionale kineze, kokrrat “goji” përdoren në mënyra të ndryshme, bëhen çaj, hidhen në supë, ose mund të konsumohen si frut.

https://youtu.be/4KhusJnntas

Prej tre vitesh, Alban Çakalli nga fshati Shpërdhet i Mamurrasit ka nisur kultivimin e kësaj bime të quajtur “Goji berry”.

Pasi u njoh me këtë bimë dhe cilësitë e saj, në emigrim kryesisht në Itali, së bashku me vëllain e tij Albert, ata vendosën që ta sjellin këtë bimë edhe në Shqipëri.

Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku Alban Çakalli tregoi përfitimet shëndetësore të manit kinez.

“Mani i kuq kinez përdoret në mjekësinë tradicionale për ruajtjen dhe sigurimin e ekuilibrit dhe harmonisë në trup. Këto kokrra ndihmojnë trupin të përshtatet më mirë me stresin dhe ndryshimet.

Disa nga përfitimet që marrim nga këto kokrra janë; përmirësimi i përceptimit mendor dhe kthjelltësia, rritje të energjisë dhe përmirësim në sistemin imunitar”

, tha Alban Çakalli.

/tvklan.al






Të ngjashme