Super shtëpia e re e Ertugrulit
Ditën në çadër sipas jetës së shekullit XIII ndërsa natën në vilë super luksoze. Kjo do të jetë jeta aktorit turk, Engin Altan Duzyatan, pas qershorit, kur do të transferohet në super vilën e re që ka blerë në një prej lagjeve më të mira të Stambollit.
“Hurriyet” thotë se aktori i njohur për rolin e Ertugrulit në serialin me të njëjtin emër, transmetuar në televizionin Klan, ka harxhuar 2.5 milionë dollarë për vilën e re me pamje nga Bosfori, në një lagje që po thith të pasurit dhe personat më të njohur në Turqi. Duzyatan, bashkëshortja e tij Neslihan Alkoçlar dhe i biri Emiri do të largohen kështu nga shtëpia me qira, për të cilën paguanin mbi 4000 dollarë në muaj. Gazeta thotë se çifti i famshëm e kishte blerë shtëpinë dy muaj më parë, ndërsa tani po përgatiten për tu transferuar. Dyzyatan prej tre vitesh luan në Serialin Ertugrul, i cili tregon hapat e parë të Perandorisë Osmane në shekujt XIII. Ai është aktori kryesor në serialin që ka thyer të gjithë rekordet e shikueshmërisë dhe aktualisht besohet të jetë ndër aktorët më të mirëpaguar në Turqi. Në mesin e personave të njohur që kanë blerë shtëpinë në kompleksin e ri të vilave me pamje nga Bosfori është edhe ‘Sulltanesha’ e kinematografisë turke, Turkan Soray, e cila njihet në Shqipëri për rolin e Asyas në filmin “Shamikuqja”. /tvklan.al