Superfosfati i Laçit në grevë – (3 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Punëtorët e Uzinës së Superfosfatit në Laçit janë hedhur në grevë të përgjithshme pa afat duke filluar nga data 31 Korrik. Ata kanë kërkuar nga administrata e uzinës nënshkrimin e kontratave 1-vjeçare. E vetmja përgjigje nga drejtori Mark Lleshi ishte pamundësia financiare dhe si rrugëzgjidhje e përkohëshme ai ka pranuar dhënien e lejeve të zakonshme 1 mujore ose pagesën vetëm 50% të rrogës. Kjo ofertë nuk është pranuar nga punonjësit Laçian që kanë ndërprerë prodhimin dhe shitjen e superfosfatit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame