Superkupa e Europës me tifozë


Superkupa e Europës me tifozë

19:24 25/08/2020

UEFA tenton rikthimin e spektatorëve në stadium

Superkupa e Europës mund të luhet me tifozë. Disa prej tyre do të lejohen të jenë të pranishëm në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Sevilla që do të mbahet më 24 SHTATOR në Budapest në stadiumin “Pushkas Arena”.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi këtë të martë se do të ketë shikues në 30% të stadiumit që ka një kapacitet prej 67,215 vendesh. UEFA thotë se kjo bëhet për të parë se cili do të jetë ndikimi i spektatorëve në stadium.

Nuk është njoftuar ende nëse të pranishmit do të jenë shikues vendas nga Hungaria apo do të udhëtojnë tifozë nga Spanja dhe Gjermania. Kjo përballje do të jetë si një test para nisjes së sezonit të ri të Champions League.

Presidenti Aleksandër Ceferin ka thënë për rastin se UEFA shpreson që Superkupa që do të mbahet në Budapest të shpërbejë si një shembull për rikthimin e tifozëve në stadiume.

Ceferin ka siguruar se po punohet ndërkohë që të sigurohen masat shëndetësore për të gjithë ata që do të jenë në shkallët e stadiumit.

Tv Klan






Të ngjashme