Superliga luan javën e 4-t
Vllaznia vazhdon kryesimin
Vllaznia mundet të ruajë kryesimin e Superligës pas barazimit pa gola ndaj Teutës. Ndeshja e luajtur në Durrës prodhoi raste, por rrjetat qëndruan të paprekura. Pika e marrë i vlen më shumë skuadrës shkodrane, e cila luajti më 10 lojtarë që prej minutës së 68.
Edhe Tirana barazoi pa gola me Bylisin. Mendohej se bardheblutë do të kishin një marsh më shumë me ndërrimin e stafit teknik, por ndryshimi duket se do të marrë kohë.
Kukësi i drejtuar nga Rraman Hallaci fitoi ndaj Laçit me një gol të shënuar nga Ibrahimi. Ky ishte goli i parë i veriorëve në këtë kampionat.
Kastrioti arriti një fitore të madhe, 2-1 ndaj Skënderbeut në Korçë. Krutanët janë aktualisht në vendin e dytë të renditjes.
Për t’u shënuar është fitorja 3-0 e Partizanit ndaj Apolonisë, ndeshje e luajtur në fier. Të kuqtë duket se janë kolauduar dhe në këtë takim zbatuan me sukses filozofinë dhe taktikat e trajnerit Daja.
Tv Klan