Superliga në javën e parafundit


Superliga në javën e parafundit

13:45 19/05/2018

Superliga do të luajë këtë pasdite javën e parafundit të saj. Rezultatet e ndeshjeve do të jetë vendimtare për fatet e disa skuadrave. Mund të vendoset mbijetesa apo edhe pjesëmarrja në Europë.

Në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Skënderbeun që tashmë është relaksuar, pasi e ka siguruar titullin prej kohësh. Skuadra vendase kërkon të sigurojë vendin e tretë në renditje, por kërcënohet nga Laçi që viziton Kamzën.

Laçianët kanë një mundësi tjetër për të dalë në Europë, pasi duhet të luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun, ndërsa Kamza lufton për mbijetesë.

Por edhe Partizani që luan kundër Flamurtarit kërkon një shteg për vendin e tretë të renditjes. Të kuqtë kërkojnë të justifikojnë sezonin që nuk ka shkuar sipas parashikimeve.

Në “Loro Boriçi” do të luhet për jetë a vdekje. Shkodranët duhet të fitojnë madje me shumë gola me Kukësin për të vazhduar shpresën ë qëndrimit në Superligë edhe në ndeshjen e fundit të sezonit. Më të lehtë mbijetesën duket se e ka Teuta që do të luajë kundër Lushnjës që nuk ka më asgjë për të humbur, pasi është e rënë nga kategoria.

Tv Klan

 






Të ngjashme