Superliga, përballjet e javës së 16-të


Superliga, përballjet e javës së 16-të

16:15 17/12/2019

Reinaldo Kalari e ka nisur punën si trajner provizor i Partizanit duke motivuar lojtarët për ndeshjen me Teutën pas humbjes në derbi. Ish-mbrojtësi i të kuqve nuk ngurron të thotë se kjo skuadër ka lojtarët më të mirë në superiore të cilët do të dinë të dalin nga atmosfera e humbjes me Tiranën.

“Fjala shok nuk ka shkuar asnjëherë te Partizani. Pavarësisht humbjes. Është diçka që ndodh. Të gjithë logjikisht nuk do ishin mërzitur nëse e humb derbin njëherë në 6 vjet. Ne kemi objektiva të tjerë, që janë venë në fillim të sezonit, duhet të arrijmë ato. Gjatë rrugës ka luhatje. Në momentin që je në një skuadër si Partizanin, edhe lojtarët janë përgatitur që të dalin nga kjo situatë. Unë jam i përgatitur, që me këta lojtarë që ka Partizani, janë nga më të mirët e kampionatit, në rolet që luajnë”, tha ai.

Partizani do të luajë këtë ndeshje pa Jasir Hasanin i cili do të transferohet në Ligën e parë Suedeze me AIK, fillimisht në formë huazimi. Pas fitores në derbi tek Tirana atmosfera ka ndryshuar. Lojtarët dhe stafi i Emanuel Egbo kërkojnë suksesin e radhës, tashmë përballë Flamurtarit që nuk ka më objektiva këtë sezon.

Vllaznia do të presë Kukësin. Shkodranët janë vetëm 4 pikë larg vendit të parë.

“Na duhet përqendrim pasi luajmë me një kundërshtar të fortë. Duhet të harrojmë çdo gjë dhe të zbresim në fushë duke menduar vetëm për Kukësin. Skuadra ime është shumë e fortë. U kam thënë lojtarëve të japin maksimumin dhe të shijojnë ndeshjen”, thotë trajneri i shkodranëve.

Në Gjirokastër, Luftëtari i vendit të parafundit do të presë Skënderbeun që po përjeton mungesën e financave. Zëvendës trajneri i skuadrës Neritan Novi thotë se në Janar duhen bërë ndryshime.

Luftëtarit i duhen 4-5 lojtarë cilësorë në janar dhe presidenca të bëjë punën e saj për sa i përket anën financiare. Bylis-Laçi është ndeshja tjetër e javës së 16.

Tv Klan






Të ngjashme