Superliga rikthehet me përballje direkte


Superliga rikthehet me përballje direkte

22:34 07/01/2021

Vllaznia pret Teutën, garë për titullin

Do të jetë ndeshja hapëse e vitit të ri në Superligë, por është një përballje e rëndësishme mes skuadrës që kryeson dhe një prej pretendentëve, Vllaznia pret Teutën e vendit të dytë, një fitore për shkodranët do të thotë shkëputje. Por kjo nuk është e lehtë. Favor është fusha e “Loro Boriçit” dhe pritet që tifozëria të japë mbështetjen e saj edhe në mënyrë indirekte

“E kemi parë si luajnë dhe mendojmë se ne kemi shanse të mira në fushën tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin të mundim Teutën. Ajo është një skuadër shumë e fortë. Mendoj se skuadra ka shumë motivim për të treguar se duam të fitojmë, do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusuar dhe të uritur. E kemi filluar nga zero në verë dhe mendoj se u kemi treguar të gjithëve në qytet se me këtë përkushtim e përpjekje, skuadra është e përshtatshme, është konkurruese”.

Edi Martini e ka bërë skuadrën e tij të hedhë hapa të sigurtë. Tekniku me eksperiencë, e njeh mirë ritmin e Superligës. Vendi i dytë dhe me 6 pikë largësi nga Vllaznia është pozicion delikat që mund të kompromentohet lehtë.

Për javën e 13 Partizani dhe Tirana do të kenë ndeshje të lehta në letër pasi përballet me të fundit e renditjes. Përballje delikate do të jenë Kastrioti Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi.

Tv Klan






Të ngjashme