Superliga, Tirana drejt titullit kampion
Partizanit nuk i lejohet më asnjë gabim
Fitorja e Kukësit ndaj Tiranës shtyu festën e titullit edhe pse tifozët bardheblu mbështetën sa mundën nga jashtë stadiumit skuadrën e tyre.
Teksa kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur, Tiranës i duhen 7 pikë për t’u shpallur kampione.
Fitore në derbi, fitore ndaj Laçit e më pas mund t’i lejojë vetës një barazim. Presidenti Halili shprehu besimin se titulli nuk është në diskutim.
Refik Halili: “Kam besim tek futbollistet që do marrin rezultate për të kapur objektivin”.
Emanuel Hegbo: “Jemi 6 pikë para dhe në 4 ndeshje që na ngelen mendoj që jemi në rrugën e duhur”.
Kukësi ka kalendar më të lehtë. Verilindorët këtë javë presin Teutën, më pas udhëtojnë në Shkodër për t’u ndeshur me Vllazninë, presin sërish Skënderbeun dhe e mbyllin në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.
“Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë që të paktën në fund të themi që ne tonën e bëmë”.
Partizani nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bylisit.
“Ashtu siç shkoi ndeshja nuk jam i kënaqur pasi meritonim të fitonim pasi shpërdoruam shumë raste sidomos në pjesën e dytë”.
Skuadra më në formë aktualisht në Superligë është Teuta. Durrsakët morën fitoren e katërt radhazi në kampionat, e fundit ndaj Skënderbeut 1-0 në “Niko Dovana”.
Një sukses që ngjit skuadrën e Edi Martinit në vendin e tretë, pjesëmarrëse në Europa League.
Skënderbeu ka zbritur nga vendi i tretë dhe nëse dështon me Vllazninë në Shkodër rrezikon të bjerë në zonën e Play-Out. Skënderbeu nuk humbte në 9 ndeshje radhazi nga 8 Shkurti.
Tv Klan