Superman mbush 80 vjet


Superman mbush 80 vjet

15:27 02/06/2018

Në një kohë kur superheronjtë duket sikur i gjejmë gjithandej në çdo realizim kinematografik, njëri prej tyre qëndron më i veçantë se të tjerët, kur po mbushet 1 shekull nga krijimit i tij.

Supermeni mbush 80 vjeç. Njeriu i çeliktë u krijua në Qershor të vitit 1938 nga kompania amerikane DC Comic. Fillimisht personazhi gjithëpërfshirës, u publikua në një revistë prej 13 faqesh. Për t’u pasuar nga filmi televiziv i vitit 1978, në 40 vjetorin e krijimit.

Realizimi i filmit të parë ishte një sukses i madh. Kjo edhe falë kastës së aktorëve të Marlon Brando, Gene Hackman apo Christopher Reeve. Filma të animuar e lojëra të shumta kompjuterike pasuan realizimin kinematografik të Superman, që është bërë një nga personazhet më të dashur të fëmijëve, ashtu si dhe Batman apo Spiderman.

Ashtu si në film, edhe sot ai gjendet kudo. Në lojërat e fëmijëve, filma të shumtë që kanë ndjekur historinë e të parit seriale, apo edhe në muzetë e dyllit, duke e kthyer superheroin prej çeliku në një kornizë të kulturës popullore jo vetëm në Amerikë.

Tv Klan





Të ngjashme