Supermasa sigurie ndaj Ambasadës Amerikane (16 Janar 1999)


Supermasa sigurie ndaj Ambasadës Amerikane (16 Janar 1999)

15:59 16/01/1999

Vazhdon marrja e masave mbrojtëse në Ambasadën Amerikane. Edhe ditën e sotme ka vazhduar fortifikimi i ambasadës së Linos. Policët e sigurimit edhe pse nuk pengojnë që njerëzit të qarkullojnë brenda ambasadës, ka shtuar më shumë kontrollin dhe survejimin tek njerëzit që shfaqin lëvizje të dyshimta.

Sot rradha në pjesën e pasme të ambasadës do të bënte shtimin e masave të sigurisë. Përveç mureve të larta dhe me tela dhe një numër të konsideruar marinsash që ndodhen brenda mureve të ambasadës, titullarë të saj kanë vendosur që të bllokojnë në maksimum pamjet brenda territorit.

Kështu pas mureve mbrojtëse sot marinsat amerikanë kanë ngritur mure të improvizuara prej plastike të cilët bllokojnë pamjet brenda. Masat e sigurisë bllokojnë çdolloj mjeti të mediave të fiksojnë pamje të ambasadës. Forcimi i masave të sigurisë ka ardhur pas sinjalizime për kryerje të mundshme të akteve terroriste ndaj ambasadores Lino./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme