Supermodelja Gigi Hadid në pritje të ëmbël
Supermodelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik habitën fansat me rikthimin e tyre sëbashku, pothuajse dy vjet pas ndarjes.
Akoma më befasuese ishte deklarata e modeles për revistën “I-D”, ku Gigi u shpreh se ishte duke menduar për të krijuar një familje me këngëtarin dhe mezi priste të shihte të ardhmen e saj larg modelingut.
Nuk vonoi shumë dhe në mediat e ndryshme rozë po qarkullon lajmi, se Gigi dhe Zayn do të bëhen prindër për herë të parë.
Vetëm pak ditë më parë, Gigi festoi 25-vjetorin e saj të lindjes, në kushte shtëpie për shkak të izolimit dhe pandemisë të shkaktuar nga virusi.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen në festën e organizuar ishin disa detaje të veçanta, që lanë të nënkuptohet se Gigi është në pritje të ëmbël.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Gigi shfaqet përkrah Zayn dhe motrës së saj Bella dhe në duar mban dy tullumbace me numrat “2” dhe “5”. Njëra tullumbace ishte e lidhur me një fije blu dhe tjetra me fije rozë./tvklan.al