Superstrada Kakvijë-Derviçan – (9 Qershor 2000)


Superstrada Kakvijë-Derviçan – (9 Qershor 2000)

20:43 09/06/2000

Arkiva Lajm – Tv Klan 2000

Këto makina të rënda shërbejnë për ndërtimin e superstradës Kakvijë-Derviçan. Bëhet fjalë për 23.5 kilometra që nga kufiri deri pranë qytetit të Gjirokastrës. Kjo rrugë bënë pjesë në aksin veri-jug. Gjatë kësaj faze të parë po punohet në 15 kilometra, 8 kilometra e gjysmë të tjerë janë të pa prekur.

Presidenti i firmës greke që po ndërton këtë objekt tregon se në fshatrat Vanistër, Goranxi dhe Derviçan, shteti ende nuk u ka shlyer pronarëve vlerën e shtetëzimit të tokës bujqësore ku do të kalojë rruga. Firma premton se traseja do të shtrohet deri në Shtator, por lë të kuptoj se për çdo vonesë përgjegjës është shteti shqiptar, që vonohet në shpronësim.

Rruga do të jetë rreth 13 metra e gjerë dhe për ndërtimin e saj janë sjellë rreth 40 mjete të rënda. Po punojnë 110 punëtor të drejtuar nga 20 specialist shqiptar dhe grek./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme