“Sura” bie në dashuri gjatë xhirimeve të një filmi
Aktorja e famshme turke, Farah Zeynep Abdullah, është dashuruar me aktorin Caner Cindoruk gjatë xhirimeve të serialit “Shekulli i Mrekullueshëm, Kosem”.
Farah Zeynep Abdullah njihet në Shqipëri për rolin e Suras në serialin “Kurt Seit dhe Sura” të transmetuar në Televizionin Klan. Ky duket të jetë çifti i fundit që i shtohet listës së aktorëve të dashuruar gjatë xhirimeve. Në serialin e ri “Kosem”, i cili do të vijë së shpejti edhe për publikun shqiptar në TV Klan, Farah Zeynep Abdullah luan rolin e Princeshës Farya, ndërsa Caner Cindoruk luan rolin e Mustafa Pashasë. “Hurriyet” raporton se dy aktorët e njohur janë në një lidhje dashurie prej një muaji. /tvklan.al