Surpriza e ish-nxënësve përlot mësuesen: Të arrijnë deri këtu…
Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme surprizën e bukur për mësuesen Hana, e cila banon në Lezhë. Dy ish-nxënës të saj menduan ti bënin asaj në surprizë dhe ta falenderonin publikisht për gjithçka që ajo ka bërë për ta përgjatë viteve.
Nxënësit përmes videomesazheve të tyre, i shprehën mirënjohje për punën e palodhur dhe dashurinë e ofruar.
Mësuese Hana u emocionua nga surpriza dhe nuk mundi të mbante as lotët. Ajo u shpreh se i konsideron ata si fëmijët e saj.
Hana: Këta janë ish-nxënësit e mi, nëpër ishull kam shumë djem e vajza që i kam rritur. (Qan) Me fal se..
Ardit Gjebrea: U emocionove?
Hana: Jashtë mase, nuk e prisja një veprim të tillë. Komunikoj me ta në telefon, më marrin shpeshherë, më urojnë, më pyesin për shëndetin, por të arrijnë deri këtu.
Ardit Gjebrea: Mirënjohja është e pakufi dhe veçanërisht mirënjohja për mësuesin dhe një mësuese si ju. Na treguan shumë detaje dhe ne lumturohemi kur ndjejme këtë mirënjohje dhe që j’ua përcjellim edhe ju.
Hana: Faleminderit! Ai është djali im që e kam lindur dhe e kam rritur, këta janë djemtë që i kam rritur.
Ardit Gjebrea: Ju përshëndes, ju uroj gjithë të mirat, me familjen tuaj dhe me gjithë fëmijët tuaj kudo ku i keni, se ata ashtu e konsiderojnë veten, fëmijët tuaj.
Hana: Ashtu i quaj dhe unë si fëmijët e mi, i dua shumë të dy dhe Torin dhe Florin.
Ardit Gjebrea: Nuk j’ua ke harruar emrin?
Hana: Jo absolutisht, nuk i kam harruar asnjërit që nga dita e parë që kam ardhur këtu dhe deri tek të fundit, do ta mbaj mend.
Ardit Gjebrea: I mban mend të gjithë? Të gjithë sa të më thonë filani, unë e kujtoj kush ka qenë, të paktën e kujtoj kur ka qenë i vogël. I kujtoj dhe disa nga capkanllëqet e tyre. Mësuesit këtë punë kanë./tvklan.al