Surpriza e pakëndshme për Crvena Zvezda në Tiranë


Surpriza e pakëndshme për Crvena Zvezda në Tiranë

15:56 25/08/2020

Tifozët e “Tirona Fanatics” i prishin gjumin në 05:00 të mëngjesit

Është e paqartë se sa janë ndikuar lojtarët e Crvena Zvezda nga fishekzjarret e fanatiksave, por e sigurtë është që ngjarja është pasqyruar edhe në mediat serbe.

Nis kështu kjo ditë e rëndësishme për ta, disa orë para përballjes me Tiranën. Bardheblutë kërkojnë të bëjnë histori dhe premtuan se do të bëjnë lojën e tyre për të arritur një sukses në këtë ndeshje. Trajneri Egbo pranoi në konferencë për shtyp, se u ka kërkuar futbollistëve të shijojnë takimin dhe të mos kenë emocione.

Në “Air Albania”, Tirana do të zbresë në fushë me rreshtimin 4-2-3-1. Përpara Likës do të rreshtohen në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Vangjeli dhe Ismajlgeci. Batha dhe Çelhaka duhet të kujdesen që aksionet e kundërshtarit të mos cënojnë mbrojtjen. Cobbinah, Torassa dhe Calé janë lojtarë që njohin portën kundërshtare, ndërsa Muçi është sulmuesi i vetëm i deklaruar.

Dejan Stankoviç do të përdorë formacionin 4-1-4-1. Është rreshtim që i lejon teknikut të ketë mbrojtje solide dhe shumë mënyrë për të sulmuar, mjafton të jetë skuadër e organizuar mirë dhe të krijojë mundësi shënimi.

Sfida do të nisë në orën 20:00 të mbrëmjes dhe do të transmetohet në Syri TV, pjesë e platformës dixhilate të Tv Klan.

Tv Klan






Të ngjashme