Surprizon Marina Vjollca, bëhet si sulltanesha Hyrrem!
Si çdo javë “Klanifornia” na shoqëron çdo të shtunë në mbrëmjet tona në Tv Klan, ku na risjell buzëqeshjen edhe në këtë kohë pandemie. Këtë javë është vendosur që “Klanifornia” të jepet ditën e enjte në natën e ndërrimit të viteve dhe do jetë një super spektakël me këngëtarët më të dashur dhe aktorët më të mirë.
Një ndër surprizat e bukura të këtij spektakli e ka zbuluar dhe moderatorja e njohur Marina Vjollca e cila në Instagramin e saj ka hedhur disa foto me kolegët të veshur si aktorët e serialit “Sulltani i Madhërishëm”. Marina shihet e veshur si sulltanesha Hyrrem dhe duket më e bukur se kurrë.
“Kush e ka parë sulltaneshën Hyrrem le të ngrejë doren? 31 Dhjetor”, ka shkruar moderatorja. /tvklan.al