Sushi vegjetarian (Video)
Përbërësit:
300 gr oriz për sushi
200 gr krem djathi
200 gr kos
30 gr susam
2 karota
2 speca
2 kastravecë
1 lime
1 mango
Uthull molle
Pak xhinxher
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas orizin dhe e shpërlajmë me ujë të bollshëm 4-5 herë. Më pas e vendosim në një tenxhere dhe shtojmë ujë në sasi të barabartë me orizin. Sapo të ziejë për pak e heqim nga soba dhe e lëmë të mpikset. Ndërkohë përgatisim vinegretën në një tigan me ujë shtojmë uthull molle dhe sheqer. E lëmë të ziejë derisa të reduktohet dhe më pas e shtojmë tek orizi që kemi lënë të pushojë. Presim në fije të gjata karotat, kastravecin dhe specat. Në një tjetër tigan pjekim susamin.
Në një tapet kuzhine vendosim një shtresë të hollë me oriz, mbi të kastravec, karota, spec, pak lëkurë lime dhe e mbyllim duke e rrotulluar ngadalë derisa të bëhen në formë roleje. Mbi të vendosim susam. Vendosim në mikser kosin, krem djathi, xhinxher, majdanoz, i përziejmë të gjitha bashkë derisa të bëhen krem. Vendosim në pjatë sushin vegjetarian të prerë në copëza të vogla dhe e shoqërojmë me kremin që përgatitëm me kos./tvklan.al