Syhan di si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve
Në paraqitjen e saj të parë përkrah të dashurit të ri, Umut Evirgen, aktorja Tuba Buyukustun ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjen e përzgjedhur.
Aktorja e famshme turke, e njohur mes të tjerash edhe për rolin e Syhan në serialin “Xhesuri dhe e Bukura” që po transmetohet aktualisht në Tv Klan, mori pjesë në festën e një marke të njohur në Stamboll, përkrah shumë emrave të njohur. Kjo ishte edhe festa e parë në të cilën aktorja 35-vjeçare, nënë e dy vajzave, mori pjesë me të dashurin e ri, biznesmenin Umut Evirgen. Vitin e kaluar ajo i dha fund martesës disa-vjeçare me aktorin Onur Saylak. Media turke raporton se dy personazhet e njohur që deri më tani ia mbathnin kur shikonin gazetarët, mbrëmë dukeshin shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit. Por, pyetjet e gazetarëve nëse martesa ishte mes planeve të tyre, aktorja dhe biznesmeni i lanë pa përgjigje. Vëmendjen e faqeve rozë ka tërhequr edhe fakti se ndryshe nga herët e tjera kur Tuba kishte zgjedhur veshje me dekolte të hapur ose transparente, kësaj radhe ajo kishte zgjedhur të mbulohej nga “gishti i këmbës tek koka”. /tvklan.al