Skenarët politikë në Kosovë pas zgjedhjeve
Kosova doli pa një shumicë parlamentare nga zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Kur janë numëruar mbi 99% e votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni PDK- AAK-NISMA është forcë e parë, por me përqindje të pamjaftueshme për të formuar qeverinë e re. Koalicioni me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn mori 34 % të votave. Ai pasohet nga Levizja Vetëvendosje, e cila garoi e vetme dhe kryeson si forcë e parë politike në këto zgjedhje me 27% të votave. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa renditet i treti me 25% te votave.
Të gjitha forcat duken larg formimit të shumicës. Për këtë kanë nisur të komentohen skenarët e mundshëm të koalicioneve qeverisës. Pas takimit që patën këtë të hënë, koalicioni LDK-AKR kanë përjashtuar mundësinë e një bashkimi me PDK-në, por nuk i kanë mbyllur derën një marrëveshjeje me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Në krahun tjetër Ramush Haradinaj, nuk sheh vështirësi në formimin e qeverisë. Ai thotë se gjithçka do të kryhet në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe se askush nuk do të mbajë peng vendin përfshirë Beogradin dhe Listën Serbe.
Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se pret qe fituesi te formojë një Qeveri pro-evropiane.
Në parlamentin me 120 deputete, qeverise se ardhshme i duhen 61 mandate.
Tabela/ Rezultatet paraprake të KQZ
AAK-PDK-NISMA 34.07 %
Levizja Vetevendosja27.03%
LDK-AKR-Alternativa25.74%
Tv Klan