Tadiç në Kosovë: Paqja është mëse e domosdoshme
Presidenti i Serbisë arriti me helikopter dhe ateroi në helidromin e përafërt pranë manastirit të Deçanit. Deri në këtë vend, atë e sollën ushtarët amerikanë të KFOR-it. U prit nga kryeprifti i e Manastirit të Deçanit, filloi lutjet e tij dhe, siç e do feja, ndezi qirinj.
Deri këtu presidenti serb Boris Tadiç iu përmbajt marrëveshjes që lidhi me ndërkombëtarët, e që qe parakusht nga liderët kosovarë për të mos penguar vizitën e tij në Manastirin e Deçanit. Ai foli për politikë dhe atë pas takimit me igumenin Teodosije.
“Gjendja e manastireve tona, të shenjtërive tona, statusi i tyre, në territorin e Kosovës sonë, është i një rëndësie thelbësore për ruajtjen e identitetit”, tha presidenti Tadiç.
Edhe pse kujtoi se flet si President i Serbisë, ai foli me një gjuhë më të moderuar se zakonisht. Përveç një herë që përmendi se është në Kosovën e Serbisë, më pas foli vetëm për festën e Krishtlindjeve Ortodokse dhe dha mesazh paqeje.
“Unë si President i Serbisë, sot në Manastirin e Decanit u dërgoj porosi kudo dhe kujtdo në emër të qytetarëve të Serbisë, në emër të shtetit të Serbisë dhe në emrin tim personal, duke besuar se paqja është mëse e domosdoshme në këtë hapësirë ku jetojmë, se paqja u nevojitet të gjithë popujve, të gjithë njerëzve që ndajnë fatin e përbashkët në këtë hapësirë, shumë të rëndë dhe komplekse ballkanike”, u shpreh Presidenti i Serbisë.
Tadiç do të marrë pjesë në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes në liturgjinë e Krishtlindjeve, si dhe në djegien tradicionale të gjetheve të drunjve.
Tv Klan