Tadië në Kosovë për Krishtlindjet Ortodokse, qytetarët e presin me protesta (06 Janar 2012)


Tadië në Kosovë për Krishtlindjet Ortodokse, qytetarët e presin me protesta (06 Janar 2012)

11:47 06/01/2012

Vizita e presidentit të Serbisë Boris Tadiç në Kosovë me rastin e Krishtlindjes ortodokse është pritur me protesta. Qindra banorë u mblodhën për të protestuar në pikën kufitare të Merdares, kundër vizitës së tij.

Ndërsa forcat e policisë së Kosovës të mbështetura edhe nga njësitë speciale kishin marrë masa për të siguruar hyrjen e Tadiç në territorin e vendit. Mediat kosovare bëjnë të ditur se 7 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosja janë arrestuar pasi kishin tentuar të pengonin hyrjen e tij në pikën e kalimit në Merdare.

Protesta kundër vizitës së Tadiç ka pasur edhe në Deçan, ku sipas axhendës Tadiç merr pjesë në një ceremoni fetare me rastin e Krishtlindjes Ortodokse. Presidenti Tadiç dhe krerë të tjerë të shtetit serb vizitojnë Kosovën me ftesë të peshkopit Teodosije dhe do të qëndrojnë në vend për dy ditë./tvklan.al






Të ngjashme