12:40 21/12/2013
Tagliatelle të bëra vetë e të përgatitura shpejt. Ja se cili është sekreti.
Përbërësit (për 4 persona):
1 karrotë
selino
1 qepë të vogël
500 ml pure domate
1 degëz rozmarinë
3 vezë
200 ml qumësht
50 g miell
kripë
pak vaj ulliri
majdanoz
Përgatitja:
Në një enë përzjeni qumësht, kripë, miell dhe vaj. Hidhini ato në një tigan, vendoseni atë në zjarr të ngadaltë dhe perzjeni masën gradualisht. Vazhdoni kështu deri sa te vini re se është formuar një shtresë e hollë sikur të ishin krepa.
Ndërkohe që e keni hequr nga zjarri dhe e lini te ftohet, filloni përgatitjtet e salcës. Prisni perimet e vendosini në një tigan për t’i skuqur me pak vaj. Shtojini purenë ë domateve, kripë, rozmarinë dhe një gotë ujë. Trazojnini derisa masa të fillojë të behet homogjene dhe perimet të marrin ngjyre.
Merrni shtresen e krijuar në fillim pasi është ftohur, priteni në shirita të holle si të ishin peta, hidhni salcen në një pjatë e sipër vendosni petat e prera hollë. Spërkatini ato me majdanoz të grirë.