Tahiri –Bashës: Përse droga qenka vetëm e imja dhe jo e homologut italian?
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me trafikun e drogës.
Sipas Tahirit, PD ia ka faturuar atij dhe Kryeministrit Rama drogën që dyshohej se do të transportohej me avionin e rrëzuar dy ditë më parë në Ishëm, për faktin se ky avion është rrëzuar në Shqipëri.
“Po meqë qenka droga ime dhe Edi Ramës, me të njëjtën llogjike përse nuk qenka edhe e Kryeministrit e Ministrit të Brendshëm italian meqë avioni nga Italia u nis, e po në fshehtësi të autoriteteve italiane?
– tha Ministri i Brendshëm.
Gjithashtu Tahiri tha se kjo mënyrë e trafikut të drogës me avionë është metodologji e re, duke premtuar që shumë shpejt policia do ta frenojë.
“8 vjet Ministër i Saliut pa shkëputje, edhe Ministër i Brendshëm 2 vjet, e sot flet Lulzim Basha për kultivimin e Kanabisit? A ishte ky Ministër i Brendshëm kur Lazarati i rritej mu nën hundë? A di njeri të ketë shprehur njëherë të vetme ndonjë shqetësim a te ketë folur publikisht për këtë çështje?
A di njeri të ketë lëvizur njëherë të vetme gishtin për ta luftuar këtë fenomen?
Nuk i kishte sytë në ballë Luli, atëherë Ministër i Brendshëm, të shihte jo vetëm Lazaratin që ujitej me zjarrfikëset e Gjirokastrës, por të gjithë vendin që ishte mbjellë me Kanabis?
Kush mendon se në atë kohë ishte vetëm Lazarati, GABOHET! Shih listen me poshte…
Të vërtetën na e kanë fshehur, me komunikata policie që mbaheshin sekret. Sot gjithçka bën policia, është publike.
Sot po luftohet realisht. Pas fitores me njollën e turpit botëror në Lazarat, sot po i shkojmë cep më cep Shqipërisë, për ta fituar njëherë e mirë, në themel, këtë betejë.
Dje, aty ishte Lazarati dhe gjithë Shqipëria, mbahej e fshehur e nuk luftohej. Taksohej!
Nuk pretendoj kurrë që e kemi fituar këtë betejë. Kemi shumë për të bërë akoma. Por të paktën kemi filluar një rrugë që askush më parë as e kishte menduar, jo më të niste punën që kemi nisur ne sot.
Po çirret Basha e jo vetëm ai, për avionin që erdhi nga Italia në Ishëm. Po meqë qenka droga ime dhe Edi Ramës, me të njëjtën llogjike përse nuk qenka edhe e Kryeministrit e Ministrit të Brendshëm Italian meqë avioni nga Italia u nis, e po në fshehtësi të autoriteteve italiane???
Trafiku i drogës me mjete nga më të ndryshmet, është fenomen botëror. Në Amerikë kanë arritur të bëjnë edhe tunele nëntokësorë, kanë përdorur edhe nëndetëse. Ndërkohë që fluturime avionësh të tillë janë një shqetësim në të gjithë Evropën.
Por, për kë kupton nga kjo histori, kjo tregon se në kaq pak kohë kemi arritur të luftojmë me sukses rrugët tradicionale të trafikimit e duhet të bëjmë akoma më shumë në luftën me trafikantët, pavarësisht sofistikimit të tyre.
Ama dje, kur Ministër ishte Luli dhe Muli, trafikantët as nuk kishin nevojë të eksperimentonin. Kishin me kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin, sa për të bërë dallimin.
Dhe akoma më shumë, kur Luli dhe Muli ishin Ministër, me shifrat zyrtare të Guardia di Finanza, Policia shkatërronte vetëm 7.5% të parcelave të identifikuara. Vjet po me shifrat e GdF, policia shkatërroi 99.6%. Këtë vit, do bëjmë të njëjtën gjë, pa asnjë diskutim.
E duke parë shifrat, jo baltën e SHQUP-it e zhurmën e SHQUP-isteve vullnetarë e të paguar, të shpërndarë në parti e media, pyes kush është karteli i drogës tani? Ne që e shkatërrojmë për të 3-tin vit rradhazi, apo ata që e mbanin mu nën hundë e nuk lëviznin as gishtin.
Të mos flasim për vrasjet, se besoj ka plot për t’u turpëruar, Luli, Muli e Saliu bashkë. Ne 2010, Shqipëria regjistroi 118 vrasje. Ministër Lulzim Basha. Vitin e kaluar, Shqipëria regjistroi numrin më të ulët të 25 viteve të fundit, vetëm 54 vrasje. Ky është dallimi i madh që tregon se sot Shqipëria është shumë më e sigurtë sesa kur në qeverisje kishte Saliun, Lulin dhe Mulin.
E meqë sot Lulzim Basha ka guxim flet për Shkodrën, po ia listoj unë fshatrat ku është gjetur kanabis në kohën kur po ky ishte Ministër. Po ia listoj me referenca egzakte të vendit, kohës kur është gjetur, numrin dhe faqen e komunikatës së Policisë që deri dje mbanin sekret. Dhe ky është vetëm Qarku Shkodër. Po në vitin 2010, Ministër Lulzim Basha, kanabis është gjetur edhe në qarqet Vlorë, Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Tiranë. Pra, në të gjithë Shqipërinë.
Opozita është e mirëpritur të na bashkohet në këtë betejë. Po luftojmë ende me atë që na la trashëgimi Saliu, Luli e Muli, një betejë që do e fitojmë pa diskutim, në çdo cep të vendit. Kjo është beteja jonë për t’i lënë trashëgimi fëmijëve tanë një Shqipëri më të drejtë e më të denjë.”
QARKU SHKODËR
- VENDI DATA KOMUNIKATA NR. FAQE
1 Qerret 08.06.2010 160 8
2 Qerret 14.06.2010 166 8
3 Mazrek 16.07.2010 198 5
4 Mazrek 06.08.2010 219 5
5 Mazrek 12.08.2010 225 8
6 Mazrek 30.06.2010 212 6
7 Gur I Zi 19.08.2010 232 6
8 Gur I Zi 02.09.2010 246 6
9 Vjerdhe 28.06.2010 180 8
10 Ducaj 30.06.2010 212 6
11 Palaj 12.07.2010 194 5
12 Vasiaj 12.07.2010 194 5
13 Çebrejt 15.07.2010 197 8
14 Bruçaj 20.07.2010 202 6
15 Bruçaj 21.07.2010 203 5
16 Bruçaj 22.07.2010 204 6
17 Bruçaj 26.07.2010 208 5
18 Bruçaj, 29.07.2010 211 4
19 Bruçaj, 29.07.2010 211 4
20 Sumaj 29.07.2010 211 4
21 Bleran 29.07.2010 211 4
22 Oblike 21.07.2010 203 5
23 Shllak 23.07.2010 205 5
24 Shllak 13.09.2010 257 6
25 Karme 30.07.2010 212 6
26 Shpor 30.07.2010 212 6
27 Pult 03.08.2010 216 5
28 Pult 28.07.2010 210 4
29 Pult 03.09.2010 247 5
30 Pult 04.08.2010 217 7
34 Plan, 03.08.2010 216 5
37 Plan 04.08.2010 217 7
38 Vukjakaj 04.08.2010 217 7
39 Lugu I Madh 04.08.2010 217 7
40 Mali Qerretit 05.08.2010 218 5
41 Karme 06.08.2010 219 5
42 Shllak 09.08.2010 222 6
43 Kasnec 09.08.2010 222 6
44 Pog 13.08.2010 226 5
45 Sume 13.08.2010 226 5
46 Sume 18.08.2010 231 6
47 Fjura 13.08.2010 226 5
48 Kir 14.08.2010 227 5
49 Xhan 18.08.2010 231 6
50 Gega 17.08.2010 230 5
51 Vile 17.08.2010 230 5
52 Grude e Re 17.08.2010 230 5
53 Bardhaj 20.08.2010 233 7
54 Dedaj 21.08.2010 234 5
55 Shosh 23.08.2010 236 7
56 Palaj 26.08.2010 239 7
57 V.Dejes 31.08.2010 244 6
58 Temal 01.09.2010 245 6
59 Burgji 02.09.2010 246 5
60 Mjegull 07.09.2010 251 6
61 Nenmavriq 15.09.2010 259 6
62 Kir 15.09.2010 259 6
63 Dobraç 16.09.2010 260 7
64 Vilez 18.09.2010 262 5
65 Palaj 20.09.2010 264 7
66 Pjetroshan 31.07.2010 213 4
67 Qarrishte 04.08.2010 217 7
68 Boge 06.09.2010 250 5
69 Dom 10.07.2010 192 4
70 Zvine 26.08.2010 239 7
71 Kordhpule 21.09.2010 265 6/tvklan.al