Tahiri e Basha vizitojnë policin e plagosur


Tahiri e Basha vizitojnë policin e plagosur

13:03 22/12/2016

Menjëherë pas mbërritjes në Spitalin e Traumës të policit të plagosur, Nikolin Gjergji, shkoi për të parë gjendjen e tij Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në spital, Tahiri nuk bëri komente për ngjarjen, por reagoi në një postim në rrjetet sociale.

“Nikolin Gjergji u plagos me armë në krye në detyrës, fatmirësisht pa rrezik për jetën. I uroj shërim të shpejtë. Jemi të gjithë me të dhe familjen e tij. 

Urime kolegëve të tij për arrestimin e autorit. Mori e do marri atë që meriton, dënimin me të ashpër ligjor”.

Pas tij, në Spitalin e Traumës, mbërriti edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Basha u shpreh se mbështet luftën e policisë ndaj krimit.

“Dua të përsëris, të konfirmoj mbështetjen time të plotë dhe të gjithanshme për çdo efektiv të Policisë së Shtetit në krye të detyrës, në përballje me krimin në zbatimin e ligjit, Policia e Shtetit, efektivët e Policisë së Shtetit kanë patur, kanë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen dhe përkrahjen time totale, mbështetjen dhe përkrahjen totale të Partisë Demokratike.”

Gjendja e efektivit të plagosur është jashtë rrezikut për jetën, pas ndërhyrjes së mjekëve të Spitalit të Traumës.

Tv Klan






Të ngjashme